Vetaksident në Prevallë, vdes një turist amerikan - NACIONALE

Vetaksident në Prevallë, vdes një turist amerikan

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai ka qenë turist, dhe në momentin që ka qenë duke lëvizur me motoçikletën, ka humbur kontrollin.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, tha Bytyqi.

Lajme të ngjashme