Vetaksident në Marec të Prishtinës, një i lënduar - NACIONALE

Vetaksident në Marec të Prishtinës, një i lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka pësuar lëndime pas një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Marec, afër Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se i lënduari ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu, Njësia Rajonale e Trafikut ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Lajme të ngjashme