Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një person - NACIONALE

Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një person

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se një veturë e ka goditur një shtyllë të betonit.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi.

“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme