Vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – një i vdekur e tre të lënduar
Si pasojë e një vet-aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.
Lajmin për Nacionalen e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”