Vërshimet, Miftaraj: Qytetarët sonte kanë nevojë për ndihmë, jo për deklarata
Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka shkruar një status për vërshimet në disa qytete e fshatra të Kosovës të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Miftaraj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se qytetarët e Podujevës, Mitrovicës dhe Skenderajit kanë nëvojë për ndihmë, dhe jo deklarata në rrjete sociale dhe në televizione.
"Edhe Skenderaj, edhe Mitrovica edhe Podujeva janë Kosovë. Sonte kanë nevojë për dorën e shtetit, ndihmën e shtetit në vendin e ngjarjes, jo deklarata në Facebook e pjesëmarrje në emisione televizive", ka shkruar Miftaraj.
