Vërshimet e mëdha, Edi Rama ironizon: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet në Greqi e Kroaci - NACIONALE

Vërshimet e mëdha, Edi Rama ironizon: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet në Greqi e Kroaci

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita gaboi duke e bërë përgjegjëse qeverinë e tij për përmbytjet në Durrës dhe qytetet e tjera të Shqipërisë.

Në një postim ironik në X, Rama thotë se është habitur si nuk po e fajësojnë edhe për përmbytjet në vendet e tjera të rajonit.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme