Veri: Hedhen mjete piroteknike dhe shishe të xhamit në drejtim të Policisë së Kosovës
Mjete piroteknike dhe shishe të xhamit janë hedhur mbrëmë në drejtim të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.
Lajmin për Nacionalen e konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se hedhja e tyre ka ndodhur nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës.
“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”. – tha ai,