Vendoset gurëthemeli i memorialit në Llaushë për nderim të paraqitjes së parë publike të UÇK-së - NACIONALE

Vendoset gurëthemeli i memorialit në Llaushë për nderim të paraqitjes së parë publike të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e memorialit në vendin ku për herë të parë kishte dalur publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fshatin Laushë të Skenderajt, njoftoi kryetari i kësaj komune, Fadil Nura në rrjetin e tij në Facebook.

Njoftimi i Nurës:

DALJA PUBLIKE E UÇK-së!

Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997.

Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në!

Lajme të ngjashme