Vendosen qirinj para objektit të Qeverisë, mbahet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës - NACIONALE

Vendosen qirinj para objektit të Qeverisë, mbahet protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sonte para objektit të Qeverisë është mbajtur një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protestuesit kanë vendosur qirinj para Qeverisë, duke shkruar fjalën “KUNDËR”.

I pranishëm, është parë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Protesta vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji publikoi propozimin e KESC-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kompania furnizuese me rrymë, ka kërkuar dyfishimin e vlerës së tarifave të energjisë elektrike, duke dorëzuar kërkesën në ZRRE për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Ndërkaq, lidhur me protestën, të cilës i parapraiu kampanja “#kunder_rritjes_se_çmimit_te_energjis_elektrike”, gjatë ditës së djeshme për Nacionalen ka folur edhe iniciuesi, Visar Dili.

Kesco ka propozu me dyfishu çmimin e energjise elektrike, kjo do na e vështirësoj jetën për 100%. Unë, si aktivist politik dhe anëtarë i kryesisë së ARK-së, si qytetarë i Republikës së Kosovës, si i ri i dëshpruar me gjendjen e renduar sociale dhe ekonomike nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtyre zhvillimeve që çdo ditë e me shumë po na e rëndojnë jetën në Kosovë., deklaroi ai.

Lajme të ngjashme