Vendosen pllakata të Republikës së Kosovës në tri gjuhë Leposaviq - NACIONALE

Vendosen pllakata të Republikës së Kosovës në tri gjuhë Leposaviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komunën e Leposaviqit dhe në disa institucione tjera publike, mediumi serb “KoSSeV”, njoftoi se janë vendosur për herë të parë pllakata të Republikës së Kosovës në tri gjuhët zyrtare, shqip, serbisht dhe anglisht – që është standardi edhe në pjesët tjera të Kosovës.

Banorët e kësaj komune, siç i thonë medias serbe, thonë se i kanë vërejtur këto ndryshime në Qendrën për Punë Sociale dhe në ndërtesën komunale të zjarrëfikësve.

Në të njëjtën kohë, shtizat e flamurit para ndërtesës së komunës së Leposaviqit duke të jenë hequr, ndërsa deri më siot në to ka qenë flamuri i Serbisë, flamuri me stemën e komunës, si dhe flamuri i UNMIK-ut.

Lajme të ngjashme