Vendos Qeveria, profesionistët shëndetësorë nga diaspora s’kanë nevojë për leje pune - NACIONALE

Vendos Qeveria, profesionistët shëndetësorë nga diaspora s’kanë nevojë për leje pune

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mbledhjen e radhës të mbajtur nga Qeveria e Kosovës është miratuar vendimi për lirimin nga obligimi i pajisjes me leje të punës afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve angazhohen në Kosovë.

Këtë kërkesë e ka paraqitur para kabinetit qeveritar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot paraqesë propozim vendimin për lejen e profesionisteve shëndetësor nga mërgata. Duke uruar që ky vendim të jetë transformues për shëndetësinë do të jemi të gatshëm të adresojmë kërkesat e tyre”, la thënë ai.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka konsideruar këtë si epokë të re në shëndetësi.

“Ne sot po shënojmë fillimin e epokës së re të profesionistëve nga mërgata. Do të lehtësohen procedura nga mërgata. Është thjeshtësuar procedura për ata që vinë për humanizëm. Kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare dhe hiqet çdo taksë administrative”, ka thënë Latifi.

Lajme të ngjashme