Vendimi për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, analisti ka një pyetje për LDK-në
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ai është shprehur paksa i habitur me qëndrimin e LDK-së për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, e cila do të mbahet të mërkurën.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shtruar një pyetje.
“Përkundër deklaratave të deputetëve të tyre individualë se seanca është jashtë kornizës kushtetuese... LDK-ja vendosi me marrë pjesë në seancën e thirrur më 9 shtator. A po e bën këtë (A) për shkak që nesër mos me u fajësu kur të shkojmë në zgjedhje, apo është (B) vetëm një vazhdimësi e bashkëpunimit me LVV-në në këtë agjendë? Po pyes për me kuptu më shumë, se nuk e di. Personalisht, kur i lexova gjithë ato kundërshtime para takimit, mendova që nuk do të shkojnë fare”, ka shkruar ai.