Vendimi për Manastirin e Deçanit, Gorani: Këtë herë arsyetimi është Këshilli i Evropës, nesër për Zajendnicë mund të jetë diçka tjetër - NACIONALE

Vendimi për Manastirin e Deçanit, Gorani: Këtë herë arsyetimi është Këshilli i Evropës, nesër për Zajendnicë mund të jetë diçka tjetër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Duagjin Gorani deklaroi se vendimi i qeverisë së Kosovës për t'i hapur rrugën vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit përfaqëson mbylljen e një farse 12-vjeçare.

Ai ndër të tjera theksoi se partia që më së ashpër kundërshtonte çështjen e Manastirit, sot e zbatoi.

“Përfundoi një farsë 12-vjeçare, partia që kundërshtoi më së ashpri çështjen e Manastirit sot e zbatoi. Qeveria sot na tregoi që për këtë nuk ka rëndësi kauza politike, as orientimi ideologjik, për të është i rëndësishëm vetëm arsyetimi. Këtë herë arsyetimi është Këshilli i Evropës, nesër për Zajendnicë mund të jetë diçka tjetër”, deklaroi Gorani në "Pressing".

Lajme të ngjashme