“Vendimi për Manastirin duhet të kryhet”: Rohde tregon problemet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde ka kritikuar Kosovën për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ai në një intervistë për emisionin, “Kallxo Përnime”, ka shtuar se pa respektuar vendimet e gjykatës, Kosova s’mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
“Kosova është i vetmi shtet që nuk është anëtar në Evropë, edhe pse disa shtete rishtazi janë larguar, por se dallimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën më të mirë se si të arrihet ky synim sa më shpejt që është e mundur dhe ne kemi thënë publikisht që Këshilli i Europës është organizatë e sundimit të ligjit dhe mos zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës suaj të Lartë është shkelje e qartë e sundimit të ligjit dhe jo mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim sa më shpejt që është e mundur” – tha Rodhe.
“Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka nxjerr një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të Këshillit dhe paraprakisht nuk silleni si duhet kjo nuk është receta për t’u bërë anëtar” – tha tutje ajo.
Ai shtoi se, “Koha ka ardhur që të keni një situatë ku të gjitha palët, Prishtina, Deçani dhe Strasburgu do jenë fitues dhe kjo na tregon të gjitha, bëni atë tash dhe pastaj mund të merrni numër të konsiderueshëm të votave për t`u bërë anëtar i Këshillit”.
Sipas ambasadorit, nëse Kosova nuk e kalon Asamblenë Parlamentare kjo nuk është shenjë e mirë për marrjen e një vendimi të shpejtë.
“.. më lejoni të përsëris se dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës sepse ka një simpati shumë të madhe për Kosovën që ajo të bëhet anëtare por tani është në dorën e Kosovës ta bëjë pjesën e saj në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe s’dua t’i përsëris thirrjet e të gjitha organizatave ndërkombëtare apo qeverive por se Deçani është një rast që duhet të kryhet” – tha ambasadori gjerman në Kosovë.