Vendimi për Klan Kosovën, Olluri: Rusia nuk kalon, fitore e madhe e mediave kundër pushtetit - NACIONALE

Vendimi për Klan Kosovën, Olluri: Rusia nuk kalon, fitore e madhe e mediave kundër pushtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Parim Olluri, analist, ka komentuar vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës në lidhje me vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në postimin e tij, Ollur shkroi se ky vendim është një fitore e medies kundër pushtetit. Sipas Ollurit, mbyllja e medies është specialitet rus, andaj Ollur shkroi se “Rusia nuk kalon!”.

“Nje fitore e madhe e mediave kunder pushtetit.

Vendimi i gjyqit ishte nje rikujtese per Qeverine Kurti qe Kosova gjendet ne territorin e Evropes. Mbyllja e mediave eshte specialitet rus.

Rusia nuk kalon!” – shkroi Olluri.

Lajme të ngjashme