Vendimi i Abdixhikut për t’i detyruar deputetët e LDK-së që t’i binden, Ymeri ia citon Kushtetutën - NACIONALE

Vendimi i Abdixhikut për t’i detyruar deputetët e LDK-së që t’i binden, Ymeri ia citon Kushtetutën

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka cituar Kushtetutën e Kosovës, pas vendimit që u mor në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie për “respektimin e vendimeve të shumicës”.

Ymeri, ka cituar nenin 70 të Kushtetutës të Kosovës, i cili thotë:

“Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.

Krahas postimit ajo ka shkruar “Kosova, djep i demokracisë”.

Ndryshe, sipas pikës II të këitj vendimi “të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhur dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të partisë, në përputhje me statutin, përfshirë edhe këtë të sotmin”.

Në një pjesë tjetër, shkruan se:

“Pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kontestimi public, pengimi i zbatimit apo veprimi në kundërshtim me vendimet legjitime të shumicës përbën cenim të unitetit institucional dhe rregullit partiak”.

Më pas, në vendimin e njëjtë, thuhet se organet e LDK-së obligohen ta sigurojnë zbatimin e vendimit, e madje edhe “të marrin masa ndaj shkelësve”.

Lajme të ngjashme