Vendimet e Kosovës për reciprocitet bëjnë që në Serbi të kërkohet seancë urgjente për Kosovën
Vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me reciprocitetin në dokumente, e ndërrimit të targave të automjeteve, nga tabelat e kohës së regjimit serb në ato të Republikës së Kosovës kanë ngjallur reagim të madh në Serbi.
Siq duket kjo temë e nxehtë tashmë do të jetë edhe pjesë e diskutimeve në parlamentin serb.
Partia Popullore në Serbi ia ka paraqitur kryetarit të Kuvendit Popullor serb një iniciativë për thirrjen urgjente të një seance të posaçme për të diskutuar për Kosovën, raportojnë mediat serbe përcjellë Ekonomia Online.
Sipas tyre, aty do të ftohej edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili do t’i dorëzonte deputetëve një raport për çështjen aktuale lidhur me situatën në Kosovë, si dhe rrethanat relevante ndërkombëtare, përcjell Paparaci.
Kjo thirrje vjen pas vendimit të Qeverisë Kurti për shtyrjen e reciprocitetit me Serbinë deri më 1 shtator.
Ndryshe, Asambleja Kombëtare serbe ka diskutuar për Kosovën për herë të fundit në maj 2019.
Ajo seancë u bojkotua nga shumica e deputetëve të opozitës serbe pas vendimit për bojkotimin e punimeve të Kuvendit.