Vendi pa Kuvend, Lladrovci rendit dëmet që i vinë shtetit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, referuar mosthemelimit të Kuvendit të Kosovës tash e tre muaj pas zgjedhjeve – tha se pozita e brendshme dhe e jashtme e shtetit po dëmtohet.
Në një prononcim për “Front Online”, Lladrovci tha se njëkohësisht lëndohet edhe vetë imazhi i shtetit.
“Krahas dëmeve të brendshme, dëmi i parë është imazhi i shtetit. Shteti duhet të merret seriozisht, nuk është punë qejfi krijimi apo funksionalizimi i institucioneve që dalin nga vota e popullit”, tha ai.
“Prania e shtetit tonë në skenën ndërkombëtare, pjesëmarrja në skenën rajonale e globale dhe marrja e përkrahjes për shtetin tonë, qasja në fonde dhe iniciativa dobiprurëse për shtetin dhe qytetarët, janë të gjitha të rrezikuara,” përfundoi ai.