Vendet e NATO-s e nënshkruajnë protokollin për pranimin e Suedisë e Finlandës - NACIONALE

Vendet e NATO-s e nënshkruajnë protokollin për pranimin e Suedisë e Finlandës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

30 shtetet e NATO-s e nënshkruan të martën protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, duke ua mundësuar pranimin posa parlamentet e vendeve anëtare ta ratifikojnë vendimin.

Nënshkrimi i protokollit në Bruksel u bë pas marrëveshjes me Turqinë javën e kaluar në samitin e NATO-s në Madrid, kur Ankaraja e tërhoqi veton pasi mori garanci se të dyja vendet do të bëjnë më shumë për ta luftuar terrorizmin.

“Ky është vërtet moment historik. Me 32 shtete përreth tavolinës, ne do të jemi edhe më të fortë”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme