Vëllezërit Viqentijeviq sërish para gjykatës për sulmin në Ibër-Lepenc - NACIONALE

Vëllezërit Viqentijeviq sërish para gjykatës për sulmin në Ibër-Lepenc

2 orë më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe i akuzuari tjetër Igor Dimoviq, ngarkohen lidhur me akuzën për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Seanca po mbahet këtë të martë, pasi të hënën u dëgjua drejtori në Departamentin “Uji dhe Gjenerimi” në Ibër-Lepenc, Ernest Kërçeli, i cili deklaroi se dëmi i shkaktuar nga sulmi kalon shumën 376 mijë euro. Kurse, Fatmir Ademi- ekspert i ADN-së në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë deklaroi se mostrat e gjurmëve përputheshin me të akuzuarit Viqentijeviq.

“Dëmi është mbi 376 mijë euro”, tha dëshmitari Ernest Kërçeli, njëkohësisht përfaqësues i palës së dëmtuar.

Lajme të ngjashme