Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë, lëndohet nëna e tyre gjatë ndërhyrjes - NACIONALE

Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë, lëndohet nëna e tyre gjatë ndërhyrjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë.

Sipas policisë, raportohet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, ku gjatë ndërhyrjes është lënduar nëna e tyre.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme