Vëllai i ish-boksierit Besar Nimani mohon përfshirjen në sulmin në Bielefeld
Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit të ndjerë Besar Nimani, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me sulmin e ndodhur pasditen e së mërkurës (26 shkurt) në qytetin gjerman Bielefeld.
Në një prononcim për median gjermane “Westfalen-blatt.de”, ai e ka përgënjeshtruar çdo përfshirje në ngjarje, duke theksuar shkurtimisht: “Nuk isha unë”.
Incidenti ndodhi pranë gjykatës së Bielefeldit, ku po mbahej një seancë gjyqësore në lidhje me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, e cila kishte ndodhur në vitin 2024.