Veliu: Ata kanë dashur që unë të trokas në derën e Abdixhikut e të rrëfehem, lojë e ndytë - NACIONALE

Veliu: Ata kanë dashur që unë të trokas në derën e Abdixhikut e të rrëfehem, lojë e ndytë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Agim Veliu i cili e refuzoi kandidimin për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë, në emisionin “Debat Plus” në Dukagjini ka rrëfyer në hollësi se përse vendosi ashtu. Ai e ka quajtur lojë të ndytë krejt atë që u prezentua si kandidim i tij për deputet. Fjalë jo të mira Veliu ka sidomos për Kryetarin Abdixhiku.

Po më vjen keq që ai (Ekrem Hyseni) po shërbehet me të pavërteta. Askush nga Dega nuk më ka kontaktuar e as nuk është konsultuar me mua për përfshirje në listë”.

“Nuk e di çka ka ndodhur kësaj radhe, d.m.th. unë nuk kam ndryshuar asgjë. Herën e kaluar kam bërë deklarim publik që jam i gatshëm të hyj në garë e të kontribuoj për rriten dhe për fitoren e LDK-së dhe kanë qenë kërkesa të shumta të anëtarësisë së LDK-së, të cilat nuk janë marrë parasysh e tash nuk e di çka ka ndodhur, unë nuk kam ndryshuar”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe sa i përket qendrës së LDK-së.

“Qendra e ka pasur një lojë të çuditshme sepse nuk është dashur të pritet kyçja e Agim Veliut në listë në ditën e fundit. Është dashur të ketë deklarim të qartë më herët dhe ka qenë një lojë shumë e ndytë që Agim Veliu të shkojë të trokas në zyrat e LDK-së dhe të rrëfehet te kryetari i LDK-së. Unë nuk kam pasur asnjë arsye që të shkoj e të trokas në derën e askujt sepse unë jam në LDK, unë nuk kam dalë nga LDK-ja. Faktikisht më ka përjashtuar nga LDK-ja Lumir Abdixhiku me disa kolegë të tij dhe asnjëherë nuk është përgjigjur në ankesat e mia që i kam bërë për shkelje të Statutit, për vendim kundërstatutar dhe të pamoralshëm që e kam theksuar disa herë”, ka thënë ai.

Veliu ka treguar se a kishte pasur kontakt me Lutfi Haziri.

“Unë kom pas kontakt, bisedë me Lutfi Hazirin sepse kontaktet me Lutfi Hazirin nuk i kam ndërpre asnjëherë, mirëpo Lutfi Haziri nuk është personi që vendos. Unë po them që ka qenë një përpjekje jo e sinqertë që mua të më detyrojnë të shkoj e të trokas në derën e Lumir Abdixhikut”.

Lajme të ngjashme