Veliu, Abdixhikut: Ndali sulmet ndaj 6 deputetëve, problemi është lidershipi yt që kërkon vetëm bindje - NACIONALE

Veliu, Abdixhikut: Ndali sulmet ndaj 6 deputetëve, problemi është lidershipi yt që kërkon vetëm bindje

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se Albin Kurti, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani po mundohen ta sheshin emrin e Bekim Sejdiut si zgjidhje konensuale për president.

Sipas tij, konsensusi ka nisur shumë më herët.

“Por, sipas rrëfimit të tyre (treshes), duket se konsensusi ka nisur shumë më herët… Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.

Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President.

E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik.

Çfarë rastësie e bukur.

Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë”, ka shkruar ai.

Tutje, Veliu ka thënë se Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së.

“Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.

Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme