Vela-Vuçiqit: Përpjekjet për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të ndalohen - NACIONALE

Vela-Vuçiqit: Përpjekjet për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të ndalohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mban pak shpresa për një marrëveshje normalizimi me Kosovën me pushtetin aktual në Prishtinë.

Në një reagim në Twitter drejtuar presidentit serb, Vela ka theksuar se koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës ka kaluar.

“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund të arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, ka shkruar Vela.

Ai ka shtuar se përpjekja e Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet.

Postimi i plotë:

Vuçiq aludon se me lidership të ndryshëm në institucionet e Kosovës mund të arrijë normalizimin.

Mirëpo, koha kur Beogradi e përcaktonte se kush i drejtonte institucionet e Kosovës, ka kaluar.

Përpjekjet e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohen dhe ndalohen.

Lajme të ngjashme