Vela nervozohet me deklaratat e Vuçiqit, e quan “i çmendur dhe kokëkrisur”
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen nesër.
Blerim Vela përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka quajtur Vuçiqin “të çmendur dhe kokëkrisur”.
“Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Këto deklarata të Vuçiqit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur!
Si çdo kokëkrisur, ai ose duhet të ndryshojë tregtarin e tij ose skriptin që po përdor.
Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij.
These Vučić’s statements prove that he is totally deranged!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 22, 2023
Like every crackhead, he should either change his dealer or script he is using.
Vučić is proving every day that he’s the main hindrance for peace & stability in the region with his hegemonic goals & vitriolic rhetoric. pic.twitter.com/BWolhD8WdM