Vela: Kosova nuk ka listë për arrestim arbitrar të serbëve - NACIONALE

Vela: Kosova nuk ka listë për arrestim arbitrar të serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani Blerim Vela përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ka reaguar ndaj një lajmi të rremë siq e quan ai, se kinse Kosova ka listë për arrestime arbitrare të serbëve.

Vela e ka përgenjështruar këtë, duke thënse se Kosova nuk ka listë të tillë, por është Serbia ajo që qartë ka një listë të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht.

Sipas tij ky është mentalitet i Millosheviçit në Beograd.

Postimi i Velës:

“Sinjalizim informacioni të rremë!

Institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve. Ndërsa, Serbia ka qartë një listë të qytetarëve (shqiptarë dhe serbë), të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht në kufirin me Kosovën. Mentaliteti i Millosheviçit vazhdon në Beograd” shkroi Vela në Twitter

.

Lajme të ngjashme