Vela i Osmanit përgënjeshtron Vuçiqin: Edhe Brazili e Meksika votuan pro Kosovës në GjND
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq.
Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratës së Vuçiq, se Vuçiq pretendoi se fitorja e Kosovës në GJND ishte e parashikueshme, pasi “gjyqtarët e GJND-së përfaqësonin pikëpamjet e vendit të tyre për këtë çështje dhe jo argumentet ligjore”.
Ndërsa Vela, në anën tjetër i ka ri-kujtuar Vuçiqit, se edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kanë votuar në favor të Kosovës.
‘’Fakt: Gjyqtarët nga Brazili dhe Meksika (vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën) votuan në favor të Kosovës në GJND’’, ka shkruar Vela në Twitter.
📍Vučić claimed that #Kosovo’s win at the ICJ was predictable, as “ICJ judges represented their country’s views on the matter and not the legal arguments”.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 10, 2023
👉🏻 FACT: Judges from Brazil and Mexico (countries that haven’t yet recognized Kosovo) voted too in favor of Kosovo at ICJ. pic.twitter.com/gbakJfKNlf