Vedat Muriqi e nis nga minuta e parë ndeshjen ndaj Barcelonës
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, do të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës.
Trajneri i Mallorcas, Aguirre, gjatë ditës së djeshme deklaroi se Muriqi është gati për të luajtur, edhe pse është angazhuar me minutazh të plotë nga Kombëtarja e Kosovës në dy sfidat e fundit të muajit shtator.
Ndërkohë, të dy trajnerët kanë ndarë mendjen dhe tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, të cilat mund t’i shihni të ilustruara në fotografinë e mëposhtme.

Kujtojmë se Vedat Muriqi deri më tani ka shënuar 3 gola në 6 paraqitje sa ka bërë në sezonin 2022/2023 të La Ligas.
Ai ka qenë ndër më meritorët pse skuadra ishullore sot është në një pozitë të përshtatshme në renditjen tabelore, gjegjësisht në mesin e saj, me 8 pikë të grumbulluara.

Për Barcelonën ka qenë një vigjilje e vështirë, pasi është deshur të përballet me një varg lëndimesh, të cilat mund t’ia ndërlikojnë ecurinë në këtë sezon.
Pavarësisht mungesave, edhe sot Barcelona llogaritet si skuadër favorite për të arkëtuar pikët e plota. Katalonasit kanë një bilanc tejet të mirë ndaj Mallorcas, ku nuk dinë për humbje që prej vitit 2009.