Veç katër muaj pas emërimit, jep dorëheqje Bejta si anëtare e OShP-së - NACIONALE

Veç katër muaj pas emërimit, jep dorëheqje Bejta si anëtare e OShP-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali Koha ka raportuar se një nga anëtarët e OShP-së (Organi Shqyrtues i Prokurimit) ka dhënë dorëheqje.

Bëhet fjalë për anëtaren me emrin Nita Bejta.

Ajo i ka konfirmuar mediumit në fjalë se ka dhënë dorëheqje “për arsye personale”.

“Po (kam dhënë dorëheqje). Për arsye personale, nuk ka pasur ndonjë gjë që lidhet me ndonjë rast, jo.” ka thënë ajo.

Bordi i OShP-së ishte zgjedhur gjatë muajit qershor në Kuvend. Ndërkohë, kishte pasur kritika të shumta ndaj pushtetit për neglizhencë në rastin e mos-zgjedhjes së bordit të këtij Organi.

Lajme të ngjashme