Veç 11% e serbëve të gatshëm të shkojnë në luftë për Kosovën, thotë anketa e Demostatit - NACIONALE

Veç 11% e serbëve të gatshëm të shkojnë në luftë për Kosovën, thotë anketa e Demostatit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata joqeveritare serbe "Demostat", ka publikuar anketën e opinionit publik në Serbi e cila është prezantuar sot nga sociologu dhe kryehulumtuesi Srecko Mihailoviq.

Në këtë hulumtim janë anketuar 1 mijë e 600 qytetarë serbë, nga data 24 prilli deri më 4 maj, raporton mediumi serb "Danas".

Në këtë anketë një pyetje ka qenë edhe për Kosovën.

Hulumtimi i Demostat thotë se “11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Më tej, 23 për qind e të anketuarve janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, 35 për qind janë kundër, ndërsa 42 për qind përgjigjen “nuk e di”.

Lajme të ngjashme