Vdiq polici gjerman që u plagos me thikë të premten në Gjermani
Një polic që ishte në gjendje kritike pas therjes me thikë në qytetin Mannheim të Gjermanisë të premten, ka vdekur, thonë autoritetet lokale.
Polici 29-vjeçar ishte njëri nga gjashtë personat, përfshirë aktivistin kundër Islamit, Michael Sturzenberger, që u plagosën nga një burrë, i cili u kap në vendin e ngjarjes, raporton televizioni BBC.
Polici që vdiq ishte therur disa herë në kokë.
Pavarësisht nënshtrimit të një operacioni urgjent, ai nuk u mbijetoi plagëve të dielën pasdite.
Besohet se sulmuesi është 25-vjeçar afgan që kishte ardhur në Gjermani më 2014. Policia thotë se motivi i tij për sulm mbetet i paqartë.
Paralajmërim: Pamje të ndjeshme