Vdes veterani i UÇK-së Muhamet Karalija - NACIONALE

Vdes veterani i UÇK-së Muhamet Karalija

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka njoftuar për vdekjen e veteranit Muhamet Karalija.

Dega e OVL-UCK-së ka treguar se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 10 maj 2025 (e shtunë), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pleshinë e Epërme.

“Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na ka prekur thellë. Ngushëllime të sinqerta familjes Karalija, bashkëluftëtarëve dhe gjithë miqve të tij!”, është thënë në njoftimin e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme