Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë - NACIONALE

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Të hënën rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale.

Drejtuesi i kamionit që është rrokullisur, ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani,

“Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”.

“Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thotë Kelani.

Lajme të ngjashme