Vdes qytetari që ra në puset, Mirena: Familja e të ndjerit duhet të kompensohet nga Komuna e Prishtinës - NACIONALE

Vdes qytetari që ra në puset, Mirena: Familja e të ndjerit duhet të kompensohet nga Komuna e Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka kritikuar Komunën e Prishtinës pasi sot ka vdekur personi që para 10 ditësh kishte rënë në një puset në kryeqytet.

Ai ka bërë me dije se familja e të ndjerit duhet të kompensohet nga komuna në fjalë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm me dëmshpërblime të mëdha rritet përgjegjësia e atyre që i menaxhojnë punët publike.

“Sot paska vdekur ne QKUK nje qytatar pasi para nja 10 ditesh kishte ra ne nje pusete t'hapun ne Prishtine. Nuk po e di kush eshte, por familja e te ndjerit duhet te kompensohet nga shkaktari i vdekjes se tij, ne kete rast neglizhenca e Komunes se Prishtines ose e nderrmarrjes qe merret me punen e pusetave. Njesoj, siç u pat kompenzu, me te drejte, ajo vajza qe i ra kulmi i nderteses se komunes mbi kry. Vetem me demshperblime te medha rritet pergjegjesia e atyre qe i menaxhojne punet publike...”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme