Vdes kryetar i OVL-UÇK dega në Sharr, Qerkin Krasniqi - NACIONALE

Vdes kryetar i OVL-UÇK dega në Sharr, Qerkin Krasniqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se ka vdekur veterani i UÇK-së, dhe kryetari i degës së OVL-së në Shar, Qerkin Krasniqi.

Klinaku ka thënë se varrimi i të njderit bëhet sot në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunes së Dragashit.

Njoftimi i tij:

Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK-së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 12.12.2023, ora 14:00, në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

Lajme të ngjashme