Vdes një turiste në një hotel në Kavajë
Një turiste polake ka vdekur këtë të premte në një hotel në Kavajë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se M.G, 48 vjeçare ishte akomoduar në këtë hotel së bashku me bashkëshortin e saj.
A2CNN raportohet se shtetasja polake, dyshohet se ka vdekur për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ka dalë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.