Vdes një punëtor në Strellc të Deçanit, e zënë dërrasat në punëtori - NACIONALE

Vdes një punëtor në Strellc të Deçanit, e zënë dërrasat në punëtori

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një punëtor ka vdekur sot në Strellc të Deçanit pasi e kanë zënë disa dërrasa në punëtori.

Bashkë me të ka qenë edhe një punëtor tjetër, i cili ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kane pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente”.

Lajme të ngjashme