Vdes një person në Viti pasi u godit nga traktori
Një burrë në Viti është goditur nga një traktor dje rreth orës 20:12, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se shoferi i traktorit është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Viti 19.10.2022 – 20:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.