Vdes një person në vendin e punës në Shtime - NACIONALE

Vdes një person në vendin e punës në Shtime

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një 48 vjeçar raportohet se ka vdekur pas lëndimeve në vendin e punës në zonën industriale në Shtime.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’, deklaroi Veseli për Express.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme