Vdes një person në vendin e punës në Prishtinë
Një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri.
Punëtori ishte dërguar në QKUK dhe nga mjeku ishte konstatuar vdekja e tij.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Raporti i plotë:
ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Prishtinë 03.12.2023 – 21:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.