Vdes një person në QKUK pas plagosjes me armë zjarri - NACIONALE

Vdes një person në QKUK pas plagosjes me armë zjarri

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur të mërkurën në QKUK, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla i cili ka thënë se viktima arriti në QKUK në gjendje të rëndë.

“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, tha Syla për KlanKosova.

Lajme të ngjashme