Vdes një person në Prishtinë, raportohet se ka rënë në ashensor - NACIONALE

Vdes një person në Prishtinë, raportohet se ka rënë në ashensor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person 54 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së enjte në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.” – ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti ka bërë me dije se është inicizuar një rast “hetim mbi vdekjen”.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka deklaruar zëdhënësja e policisë.

Ndërkohë, mediumi “Klan Kosova” raporton se viktima dyshohet që ka rënë në ashensor.

Lajme të ngjashme