Vdes një person në Deçan – pësoi lëndime gjatë prerjes së drunjëve në pyll
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Deçan si pasojë e plagëve që mori pas lëndimit gjatë prerjes së drunjëve në pyll.
“Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.