Vdes një këmbësor pas aksidentit në Fushë-Kosovë
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e një kombësori në QKUK, i cili po trajtohej pas goditjes nga një automjet më 22 dhjetor.
Sipas njoftimit të policisë:
“Aksidenti ka ndodhur më 22 dhjetor në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë Kosovë, ku ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori (mashkull), i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, nga ku sot jemi njoftuar se i njëjti ka vdekur.”
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë.