Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë - NACIONALE

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person i paraburgosur me inicialet L.S. ka vdekur mbrëmjen e sotme në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, të cilët kanë bërë të ditur se, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, jeta e të paraburgosurit nuk ka mundur të shpëtohet.

“Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme