Vdes një grua, u godit nga vetura në vendkalimin për këmbësor – rasti në hetime
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marr nga goditja e një vetureje.
E njëjta ishte goditur në vendkalimin e shënuar për këmbësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime” – ka raportuar PK-ja.