Vdes një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan - NACIONALE

Vdes një grua në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Rastin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka njoftuar se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar zëdhënësi.

Lajme të ngjashme