Vdes një grua në Komoran - u godit nga vetura - NACIONALE

Vdes një grua në Komoran - u godit nga vetura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 17:20 të pasdites ka ndodhur një aksident tragjik në Komoran tek “Kroi i Mbreti”.

Sipas njoftimit një veturë ka gotitur një këmbësore, ku më pas ekipi emergjent mjekësor kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Nacionalen.

"Në ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka gotitur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin." - tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Lajme të ngjashme