Vdes një burrë nga Ferizaji, dyshohet se aksidentalisht ra në lumë afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë” - NACIONALE

Vdes një burrë nga Ferizaji, dyshohet se aksidentalisht ra në lumë afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Ferizaj dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se “sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se po hetohet rasti.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës- hetimet rajonale në Gjilan” - tha ai.

Lajme të ngjashme